Showbiz

Për ata që s`e besuan, Gabriel Garko rrëfen lidhjen 11-vjeçare me një djalë

Për ata që s`e besuan, Gabriel Garko rrëfen lidhjen

Gabriel Garko deklaroi homoseksualitetin e tij dhe jo të gjithë e besuan. Aktori italian e ka vazhduar rrëfimin e tij në “Verissimo”.

Ka treguar lidhjen 11-vjeçare me të dashurin që askush s`ia zbuloi dhe truket se si i fshihej shoqërisë.

"14 vite më parë, harrova gjithçka dhe u ika larg të gjithëve. Unë dhe Riçardo jetonim bshkë, por ishte një periudhë me situata të shtirura, false. Kur për darkë në vinin miq, ai bënte sikur ikte në shtëpi para tyre, për t'u kthyer sërish më vonë. Kur shkonim me pushime ishim gjithmonë grup, të shoqëruar nga njerëz të tjerë, por kemi qënë bashkë për 11 vjet. Sot e kam hequr maskën. Më në fund, pas 3 vitesh e gjysmë, duke qenë larg sheshxhirimeve, kam patur mundësinë të jem brenda lëkurës sime. Kuptova që nuk po ndihesha më mirë, prandaj nevoja për të dalë ishte urgjente”, tha Garko.

"Kisha frikë se nëse e tregoja orientimin tim seksual nuk do të mund të punoja më. Kisha frikë se mos publiku ndihej i vënë në lojë, por në fund të ditës ai që u vu në lojë isha unë. Kam pasur momente shumë të vështira, mendime të tmerrshme, por sot jam i lumtur për atë që jam dhe sepse ndoshta nuk do të isha ky nëse s'do kaloja çfarë kam kaluar. Tani njerëzit mund të më njohin për atë që jam realisht”, shton Garko.