Showbiz

Performuesja sirenë flet për momentin viral ku u sulmua nga një peshk gjigand: U dërgova menjëherë në spital

Performuesja sirenë flet për momentin viral ku u sulmua nga një

Performuesja virale sirenë, e cila u sulmua nga një peshk gjgand në një akuarium në Kinë, ka hedhur poshtë zërat se u detyrua të kthehej në punë pas incidentit – duke sqaruar se ajo u dërgua menjëherë në spital.

Mariia Zelenina – një 22-vjeçare ruse që jeton në Kinë dhe punon në Xishuangbanna Primitive Forest Park – foli për People rreth momentit kur gati sa nuk u bë ushqim për peshqit, duke zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen.

Ajo tregon se u shokua plotësisht kur një morun kinez iu afrua gjatë fundit të performancës së saj solo dhe i gllabëroi kokën. Zelenina thotë: “Nuk e kuptova çfarë po ndodhte, fillova ta shtyja dhe të shpëtoja nga goja e saj. Kur dola në sipërfaqe, kuptova se nuk i kisha syzet.”

Pas incidentit, shumë kanë spekuluar mbi atë që ndodhi – disa duke pretenduar se drejtuesit e saj në Kinë u përpoqën ta detyronin të kthehej në punë ose ta heshtnin. Por Zelenina thotë se kjo nuk është e vërtetë; ata u siguruan që ajo të merrte menjëherë ndihmë mjekësore. Mariia pranon se mbikëqyrësit e saj nuk donin që lajmi të përhapej – është e sikletshme për çdo akuarium.

Aktualisht, ajo nuk do të rikthehet në ujë, pasi ka ende lëndime në fytyrë dhe nuk duhet të zhytet. Megjithatë, ajo nuk ka frikë të kthehet në punë, pasi u shpreh se situata të tilla duhen trajtuar me humor – dhe se nuk ka frikë nga peshqit.