Showbiz

Tri vajzat Alpha Show. Noizy ka zgjedhur Dhuratën, Elvanën, Erën… Po Loredana!?

Tri vajzat Alpha Show. Noizy ka zgjedhur Dhuratën, Elvanën,

Ndërsa 4 gushti, kur Noizy do të rikthehet në sheshin “Nënë Tereza” me koncertin e tij të dytë të madh, “Alpha Show”, po afron, edhe lista e këngëtarëve të shumtë, që do të performojnë atë natë në skenë po plotësohen pak e nga pak.

Emrat që janë publikuar deri tani në instagramin e Noizyt dhe atë të Alpha Show-ut, tregojnë se do të bëhen përsëri bashkë më të mirët që nga Mc Kresha, Ylli Limani, Ledri Vula, Stine, Lyrical Son, West Side Family, Elgit Doda…. A e vutë re?!

Të gjithë janë djem, krah të cilëve deri në 4 gusht do të shtohen edhe të tjerë. Por gjithsesi në 4 gusht në skenën e “Alpha Show” nuk do të jenë vetëm ata, pra djemtë. Si qershizat mbi tortë do të jenë edhe disa artiste vajza. E para që u shpall ishte Dhurata Dora, artistja që ishte edhe verën e shkuar krah Noizyt, e që nuk kishte si të mungonte edhe këtë herë, ndërsa sapo kanë nxjerrë në treg bashkëpunimin e tyre “Kallma”. Dy emrat surprizë për “Alpha Show 2” ishin Elvana Gjata e sidomos Era Istrefi, që vijnë për herë të parë në këtë koncert.

Tri vajzat Alpha Show. Noizy ka zgjedhur Dhuratën, Elvanën,

Me Elvanën pritet që Noizy të performojë dhe duetin hit, që kanë sjellë vetëm pak kohë më parë “My All”, ndërsa jemi kuriozë të shohim se ç’performancë do të sjellë me Era Istrefin. Po aq kuriozë sa jemi bërë edhe për mungesën e Loredanës në listën e artistëve. A do të jetë edhe ajo e ftuar këtë verë? Nëse po, s’do të ketë tri por katër qershiza mbi tortën e “Alpha Show 2”. Nëse jo, do të duhet të gjejmë arsyet e kësaj mungese.