Showbiz

Video/ Aktori Gabriel Garko rrëfen për herë të parë publikisht se është gay!

Video/ Aktori Gabriel Garko rrëfen për herë të parë

Aktori i njohur italian, Gabriel Garko, pranoi publikisht se është homoseksual. Në një fjalim, që e kishte shkruar më herët në një letër, Garko e lexoi mes lotësh, për ish-të fejuarën e tij. Ai ishte i ftuar special në “Big Brother VIP”, ku takoi aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ka pasur një fejesë false nga viti 2015 deri në vitin 2018.

Video/ Aktori Gabriel Garko rrëfen për herë të parë

“Të kam shkruar një letër dhe dua ta lexoj. Adua, Rosalinda [emri i vërtetë i Adua-s], ti kurrë nuk më ke thirrur Dario [emri i vërtetë i Gabriel Garko-s] apo jo? Një djalë që e fshiva, e vrava dhe dua ta kthej në jetë. E di që këto gjëra që do të them do të vijnë si surprizë për ty, jo sepse ti nuk e di, por sepse nuk e di që do t’i them këtu. Ne jetuam bashkë një përrallë të bukur...të bukur, por përrallë. Dhe në përralla ka nga ata që dëgjojnë, nga ata që shkruajnë dhe nga ata që i interpretojnë. Dua të të them të bësh si unë, të gjesh fëmijën brenda teje. A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja gjërat e mia? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë dua të të them se nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet. Adua, ne jetuam një përrallë të lumtur dhe do ta jetoja një mijë herë sepse ti ishe atje. Tani, pas shumë vitesh, ndihem i lirë më shumë se kurrë dhe dua të jetoj jetën time me ty si shoqe, siç kemi qenë gjithmonë”, tha ai ndër të tjerash.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Il segreto di Gabriel. #GFVIP

A post shared by Trash Italiano (@trash_italiano) on

Aktori u shpreh se më në fund është i lirë nga karakteri në të cilin ka qenë i mbërthyer ndër vite, të cilin e quajti “sekreti Pulcinella”. Pulcinella, i njohur në kulturën napolitane, është një karakter dualist që hiqet si i paditur, kur në të vërtetë di shumë gjëra për situatën.

Video/ Aktori Gabriel Garko rrëfen për herë të parë

Nga goja e aktorit të famshëm nuk doli fjala homoseksual, ndërsa ai tha më pas: “Ah, çfarë kam për t’ju shpjeguar? Nuk është vendi i duhur. Nuk mendoj se ka nevojë për shumë shpjegime. Jemi në 2020-n.”

Video/ Aktori Gabriel Garko rrëfen për herë të parë

Ai u fotografua në qershor të këtij viti me atë që mediat italiane e ciëlsuan partnerin e tij të ri, Alfonso Signorini.