Sociale

Maria De Filippi me djalin e saj në homazhet për nder të Maurizio Costanzos

Maria De Filippi me djalin e saj në homazhet për nder të Maurizio

Qindra njerëz janë mbledhur për t’i bërë homazhet e fundit ikonës së televizionit italian Maurizio Costanzos, i cili u nda nga jeta dje në moshën 84-vjeçare.

Maria De Filippi me djalin e saj në homazhet për nder të Maurizio

Maria De Filippi bashkë me djalin e birësuar të çiftit, Gabriele, u shfaqën të përlotur në rreshtin e parë ku ndodhen të afërmit dhe miqtë e ngushtë të familjes.

Maria De Filippi me djalin e saj në homazhet për nder të Maurizio

Prezantuesja e veshur me kostum dhe syze të zeza përpiqet të ngushëllojë të birin, përpara njerëzve të shumtë që mbërrijnë për të bërë homazhe për të shoqin.

Maria De Filippi me djalin e saj në homazhet për nder të Maurizio

Në mëngjes për të bërë homazhet ndaj ikonës së televizonit italian ishte edhe kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri.

“Ishte një njeri me profesionalizëm dhe humanizëm të jashtëzakonshëm,” e përshkroi kryetari i Bashkisë së Romës Roberto Gualtieri.

“Ai ka ndihmuar miliona italianë të kuptojnë dhe eksplorojnë jetën, në mënyrën e tij të mprehtë, të matur e kurioze”, tha gazetari dhe ish politikani Francesco Rutelli.

Ndër emrat e njohur që kanë mbërritur deri tani janë Gianni Ippoliti, Mara Venier, Pierluigi Diaco, i cili shpërtheu në lot, Rudy Zerbi, Ermete Realacci dhe Valerio Mastandrea, i cili hyri me një trëndafil në dorë.

Maria De Filippi me djalin e saj në homazhet për nder të Maurizio

“Nga ai mësova jetën dhe humanizmin. Një gjë që i thonim gjithmonë njëri-tjetrit ishte se u takuam vonë. U përpoqëm të gjenim ide për qytetin që të dy e duam. Zbulova një person me humanizëm shumë të madh,” deklaroi ish-kryetarja e Bashkisë së Romës Virginia Raggi.

Maria De Filippi me djalin e saj në homazhet për nder të Maurizio

Dhoma Promoteca në Campidoglio ku po zhvillohen homazhet do të qëndrojë e hapur edhe ditën e nesërme, ndërsa varrimi do të bëhet të hënën në Kishën e Artistëve në Piazza del Popolo në Romë.