David Beckham komenton largimin e Anglisë nga botërori
Sunday 11 December 2022, 10:32
TiranaPost

David Beckham, ish-kapiteni i skuadrës angleze, ka inkurajuar ekipin i cili u eleminua mbrëmë nga Franca nga Botërori i Katarit.

Përmes një reagimi në Instagram, Beckham shkruan se, “sado e keqe të jetë ndjesia pas humbjes, ne duhet të ndihemi krenarë për skuadrën”.

Postimi i plotë i David Beckham:
“Djemtë tanë do të vazhdojnë të rriten. Është gjithmonë ndjenja më e keqe të zgjohesh pas eliminimit nga një turne, por lojtarët tanë, stafi, Gareth dhe të gjithë tifozët tanë mund të jenë krenarë për këtë skuadër. Duhet një lider i vërtetë për t'u ngritur në këto momente dhe kjo është ajo që bëri kapiteni ynë, herën tjetër do të jetë një fund ndryshe”.
