
Që të njohësh njerëzit nuk është aq e thjeshtë, ose të paktën nuk është për të gjithë aq e lehtë. Disa njerëz janë të pajisur me shqisën e gjashtë që nuk i tradhton kurrë dhe kanë aftësinë t`i njohin njerëzit pa i hyrë fare bisedave. Të tjerë kanë nevojë për më shumë kohë dhe mbi të gjitha pyetje. Për këtë qëllim ekspertët sugjerojnë më shumë se 30 pyetje për të njohur një njeri, me shpresën që të të përgjigjet sinqerisht.
Cila është një nga pyetjet që do doje të të bënin më shumë njerëzit?
Kur ishte hera e fundit që je ndjerë i entuziazmuar dhe pse?
Nëse përfundojë papritur në burg, çfarë do mendonin familjarët dhe miqtë që ke bërë?
Nëse jeta jote do ishte një film, cilën skenë do doje të shikoje dhe rishikoje pa pushim?
Ç`mendim ke për filmat e frikshëm?
Në cilën fushë të jetës ndihesh e humbur, sikur diçka të mungon?
Cili është vendimi më i mirë që ke marrë në jetë?
A ndihesh i shëruar nga e shkuara?
Cilat janë qëllimet e tua afatgjata?
Cilat janë disa nga frikërat e tua më të mëdha?
Për cilin njeri kujdesesh më së shumti?
Cila është gjuha jote e dashurisë?
Ku e shikon veten pas 5 vitesh?
Cila është gjëja që do më shumë në jetë, aktualisht?
Me cilin karakter televiziv apo filmi ngjan më shumë? Dhe pse?
Cila është dëshira që ke shprehur kur ke fryrë qirinjtë për herë të fundit?
Çfarë ndodhi në lidhjen tuaj të fundit që ju desh t`i jepnit fund?
Si e ke marrëdhënien me familjen?
Tek kush shkonit kur ishit i vogël në momentet që kishit frikë apo ishit vetëm?
Si ia del me paratë? Shpenzon shumë apo pak?
Cila është gjëja që të bën më shumë krenar dhe pse?
Çfarë bën në periudhat stresante? A telefonon dikë? Apo kalon kohë me veten për t`u qetësuar?
Cili është njeriu që të influencon më shumë dhe pse?
Cila është varësia jote e preferuar?
A je njeriu gjithmonë në kohë apo gjithmonë vonë?
5 fjalë për të përshkruar nënën, 5 për të përshkuar babain?
A beson tek karma?
Cili ka qenë momenti më i tmerrshëm i jetës tënde dhe si e përballove?
Ku është vendi yt më i lumtur?
Cila është gjëja që të bën të qash dhe pse?
Cila është hera e fundit që u mërzite vërtet shumë dhe pse?
Cila është cilësia jote më e mirë?
Cilin artist pëlqen aq shumë sa të vjen siklet ta tregosh?
A je mik me ndonjë nga ish-ët e tu?
Nëse paraja nuk do të ishte një mjet i rëndësishëm për të jetuar çfarë do ishe duke bërë me jetën tënde tani?
*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al