Profecia e frikshme që parashikoi sëmundjen e Charles 1 vit më parë
E ardhmja e Mbretit Charles duket se është parashikuar që në shekullin e 16-të. Sipas Nostradamusit, me parashikimet e bëra në vitin 1555, vititi 2024 do të ketë ndryshime të mëdha, duke nisur nga një Mbret i ri në Britani dhe deri tek ndryshimi i Papës.
Athos Salomé, një tjetër parashikues shkon më tej dhe vitin e kaluar ka parashikuar se Mbreti Charles do të kishte probleme me prostatën dhe organin gjenital, që do ta detyronin të hiqte dorë nga froni. Madje sipas tij, William nuk do të ishte pasuesi.
“Mbreti Charles III, duhet të kujdeset shumë për shëndetin e tij, për problemet me prostatën dhe organet gjenitale. Këto duhen bërë nëse do të mbretërojë i qetë.”
Dhe pas një viti, profecia është bërë realitet. Mbreti Charles iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në prostatë dhe pas analizave postoperatore ka rezultuar me kancer. Lajmi u konfirmua nga Pallati Mbretëror.
“Nga tani nis numërimi mbrapsht, ne do të zbulojmë se cili do të mbetet në pushet në vitet 2024 e 2025”, tha vitin e kaluar profeti.
Kurse Logan Smith, në një postim vitin e kaluar në Tëitter shkruante: Mbreti Charles do të ndahet nga jeta më 28 mars 2026.
Postimi u fshi shpejt, por themelet u tundën.
Të tjerë parashikues nuk shikojnë William si pasues dhe kjo mbase nuk është aq e pabesueshme. Kujtojmë se javët e fundit edhe gruaja e William, Kate, i është nënshtruar një ndërhyrjeje abdominale, por nuk është sqaruar se çfarë konkretisht. A mund të jetë njëra teori “Shëndeti i Kate të detyrojë William të abdikojë?”
Mbetet për t`u parë!