Trump dëshiron Infantinon e FIFA-s në krye të OKB-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, raportohet se dëshiron që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të jetë sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i OKB-së.
Sipas The New York Post, që citon një burim pranë Trumpit, ai e konsideron Infantinon një kandidat të respektuar për të pasuar António Guterres, mandati i dytë i të cilit përfundon më 31 dhjetor 2026.
Trump dhe Infantino kanë ndërtuar një marrëdhënie të afërt gjatë viteve të fundit, e cila u bë edhe më e dukshme pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe gjatë Kupës së Botës 2026.
Miqësia e tyre u vu në qendër të kritikave kur FIFA hoqi pezullimin e sulmuesit amerikan Folarin Balogun, pas një telefonate të Trumpit drejtuar Infantinos. Vendimi ngjalli reagime të forta në botën e futbollit.
Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së do të zgjidhet me miratimin e 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.