Vajza më e re e Instagramit ua hodhi të gjithave pa u lodhur
Të jetë gjithçka kaq perfekte? Ndodh edhe kështu kur të quajnë Julia Roberts. Për herë të parë ka hapur llogari në Instagram dhe menjëherë i është verifikuar. Ka vendosur një foto profili dhe një postim krejt sportiv. E palyer, pa taka e fustan, por me atlete, bluzë dhe xhinse të shkurtra e ulur këmbëkryq mbi bar.
[caption id="attachment_244832" align="aligncenter" width="1158"]
(Postimi i parë i Julia Roberts në Instagram)[/caption]
Nuk e ka pasur mbase fare për qëllim, por ia vumë re që sprijat dhe celuliti nuk paskan vend tek ajo as kur ulet këmbëkryq.
[caption id="attachment_244833" align="aligncenter" width="883"]
(Foto nga Instagrami)[/caption]
Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha, as 300 mijë ndjekësit e mbledhur për më pak se 24 orë, Julia ka shkruar në Bio. As aktore, as çmimet e as filmin e fundit me linkun që të çon atje, siç rëndom jemi mësuar të shikojmë në Shqipëri, Julia shkruan thjesht “Human”.
Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.
Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]