
Nga një mjet i thjeshtë për t’u mbrojtur nga vapa, në një detaj elegant stili, ventilatori i dorës është shndërruar në aksesorin më të kërkuar të kësaj vere.

I parë në pasarelat e Javës së Modës në Paris, në eventet më ekskluzive dhe madje edhe në tribunat e Wimbledon, ky aksesor klasik po rikthehet fuqishëm në botën e modës.

Një nga figurat që tërhoqi vëmendjen me të ishte edhe Kate Middleton, e cila u shfaq me një ventilator dore gjatë turneut.

Praktik, elegant dhe i kombinueshëm, ventilatori i dorës, ose ndryshe erashka, tashmë konsiderohet një aksesor që duhet të jetë gjithmonë në çantën e çdo personi që ndjek tendencat e modës.

Nga modelet minimaliste deri te versionet me detaje luksoze, po dëshmon se edhe një objekt tradicional mund të rikthehet në qendër të vëmendjes dhe të bëhet simbol i stilit.