Kadare në sytë e Gresës dhe Besianës, vajzave të tij
Gresa dhe Besiana Kadare kanë mbajtur një fjalim të shkurtër lamtumire për babain e tyre, mes dhimbjes.
Më e madhja, Gresa, tha: Ishte krejt i veçantë si në gjithë gjërat e tjera. I bindej vetëm ligjeve të letërsisë. Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia. E plotë e plotë të tjera, por nuk na i kursente sarkazmat për autorët që unë lexoja. Nga ana tjetër entuziazmohej sa i gjeja ndonjë rresht të goditur. Këtë filozofi e kam adoptuar dhe vetë që nga fëmijëria.
Kurse Besiana u shpreh se: Jemi të gjithë shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri, mesazhet e ngushëllimit, shumë ceremoni prekëse. Nuk do bëj ndonjë fjalim, e përfytyroj që thoshte një nga frazat e tij të preferuara ‘do na lësh rehat tani, nuk dua’,
E përfytyroj është ngjitur, është si në një vorbull drite, është ngjitur si Hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon. Një nga mënyrat për t’i bërë homazh është të lexojmë veprat e tij të gjithë përsëri.