Aktualitet

Sonte na e kërkon zyra e BE në Tiranë të dalim në mbrëmje në ballkon ose dritare

Sonte na e kërkon zyra e BE në Tiranë të dalim në

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka ndërmarrë një nismë duke ftuar qytetarët shqiptarë që të dalin në orën 20:00 sonte në ballkon apo dritare për të duartrokitur në formë mbështetje ata që janë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit, mjekët, infermierët, profesionistët e kujdesit shëndetësor, zjarrfikësit, policët etj.

Në një postim në rrjetet sociale, u kërkohet të gjthëve të bëhen pjesë e kësaj nisme. Kujtojmë se dy javë më parë pati një nismë, ku qytetarët dolën në ballkone për të duartrokitur në shenjë mirënjohje për mjekët dhe infermierët.

Në Shqipëri janë 223 të infektuar dhe 11 viktima nga koronavirusi.