Finlanda ka shpikur shportën rozë për t’i ndihmuar njerëzit të njihen në supermarkete
Thursday 23 July 2026, 10:56
TiranaPost

Në disa supermarkete në Finlandë është prezantuar një nismë origjinale që synon të ndihmojë personat beqarë të takojnë njerëz të rinj… ndërsa bëjnë pazarin e përditshëm.
Klientët që zgjedhin një shportë rozë japin një sinjal të qartë se janë beqarë dhe të hapur për të njohur dikë të ri. Ideja është të nxiten lidhjet reale, ballë për ballë, në një kohë kur aplikacionet e takimeve online kanë marrë një rol kaq të madh në jetën e njerëzve.
Nisma ka ngjallur shumë diskutime. Shumë e shohin si një mënyrë më natyrale, spontane dhe miqësore për të krijuar një njohje të re, thjesht gjatë një aktiviteti të zakonshëm si blerjet në supermarket.
Po ju, a do ta përdornit një shportë rozë nëse kjo nismë do të ekzistonte edhe në Shqipëri?