Shëndeti

Fituesi i Nobelit që zbuloi se agjërimi ndihmon trupin të pastrojë qelizat e dëmtuara, dhuron medaljene tij

Në vitin 2016, shkencëtari japonez Yoshinori Ohsumi fitoi Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për një zbulim të rëndësishëm mbi mënyrën se si funksionojnë qelizat e trupit të njeriut dhe që ia vlen të kujtohet në çdo kohë, sidomos pas veprimit të fundit që shkencëtari ka bërë.

Ohsumi zbuloi mekanizmat e autofagjisë, një proces natyror përmes të cilit qelizat shpërbëjnë dhe riciklojnë pjesët e dëmtuara ose strukturat e vjetruara brenda tyre.

Ky proces aktivizohet veçanërisht kur trupi kalon periudha pa ushqim, duke i dhënë qelizave mundësinë të eliminojnë komponentët jo funksionalë dhe të ruajnë ekuilibrin e tyre.

Zbulimi i tij ndihmoi shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si qelizat vetëmbahen dhe si ky mekanizëm lidhet me procese të rëndësishme biologjike, përfshirë plakjen dhe sëmundje të ndryshme.

Disa vite pas marrjes së Nobelit, Yoshinori Ohsumi vendosi të dhurojë medaljen e tij të Nobelit për Institutin e Shkencës në Tokio, me qëllimin për të frymëzuar brezat e rinj të studiuesve dhe për t’i nxitur ata të vazhdojnë kërkimin shkencor.