
Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e motit të nxehtë gjatë gjithë paradites, ku dielli do të jetë dominant në të gjithë vendin.
Pritet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira disi më të shpeshta do të ketë në zonat përgjatë kufirit lindor. Megjithatë, mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të mbetet edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten mjaft të larta, duke luhatur vlerat ditore nga 15°C, temperatura më e ulët e shënuar në Kukës, deri në 37°C, që pritet të jetë vlera maksimale në qarqet Berat dhe Elbasan.
Era do të fryjë e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h, nga drejtimi kryesisht veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.