Karantina Blog

I fejuari më la gjatë izolimit dhe ju tregoj gjithë historinë time

I fejuari më la gjatë izolimit dhe ju tregoj gjithë

Samuel dhe unë jemi njohur tre vjet më parë në Tinder, pastaj zbuluam që kishim edhe miq të përbashkët. Duket si klishe, por në fakt ishte vërtet një dashuri me shikim të parë. Patëm shumë kimi. U bëmë të pandashëm. Edhe propozimin për martesë e bëri shumë romantik. U ul në gjunjë poshtë një ure dhe zgjodhi qytetin e gjyshit tim, pasi kisha në lidhje të fortë me të dhe sa ishte ndarë nga jeta.

Në janar dhe shkurt vizituam disa ambiente për të kryer dasmën tonë. Ishte shumë entuziast. Bëmë edhe listën e miqve. Blëmë bashkë edhe shtëpinë. Zgjodhëm edhe shoqëruesit e nuses dhe dhëndrit. Pastaj shpërtheu pandemia dhe u izoluam. Duke qëndruar gjatë gjithë kohës bashkë, të mbyllur në shtëpi dhe sigurisht me stres të shtuar, nisëm të debatonim. Një ditë i kërkova të shkonte për të fjetur tek motra e tij derisa të qetësoheshim, por nuk erdhi më kurrë në shtëpi.

Më tha që kishte nevojë për hapësirë dhe donte të kuptonte më mirë veten.
P

as një muaji trokiti në derë dhe mendova se tani do ta rregullonim çdo gjë dhe do i riktheheshim normalitetit, por jo. Samuel më tha që s`do mund ta bënim kurrë të lumtur njëri-tjetrin, të paktën jo aq sa duhej, kështu që duhet të ndaheshim. Ishte kaq i ftohtë.
Gjithsesi hyri në shtëpi dhe për shkak se izolimi vazhdonte, do qëndronim bashkë. Shpresova sërish se qëndrimi bashkë do ta përmirësonte lidhjen tonë. Mbase do ndryshonte mendje duke qëndruar pranë. Unë hyja në kuzhinë, ai dilte, unë qëndroja në sallon, ai shkonte në kopsht. Flinim në dhoma të ndara, fiks si dy të panjohur. Dhe kjo jetesa jonë e çuditshme nuk zgjati më shumë se dy ditë.

Më vjen turp ta pranoj, por e bëra. Hapa në sinkron në iPad llogaritë e tij në rrjete sociale dhe zbulova gjëra që nuk më pëlqyen. Ai po fliste me vajza të tjera ndërkohë që qëndronte në kopsht. Unë i lexoja nga iPad-i. Zbulova edhe që gjatë muajit që qëndroi tek motra e tij kishte dalë në takime me tre vajza dhe madje me njërën prej tyre kishte kaluar natën.

Më kapi paniku dhe u lëndova. Shpërtheva në lot dhe e kuptova se kishte mbaruar. Nuk doja asnjë justifikim, ndaj u ngrita dhe ia paketova të gjitha gjërat. I nxora jashtë derës. Nuk e doja më në shtëpi. Gjeta një moment kur s`ishte aty për t`i bërë gati të gjitha. Ai erdhi, i mori tek dera dhe nuk u kthye më. Nuk e kam parë që atë mes maji.

Nga ajo ditë po vuaj nga ankthi dhe çrregullime të shëndetit mendor. Ai i ka fshirë të gjitha fotot me mua nga rrjetet sociale, më ka hequr nga lista e miqve, bllokuar mua e familjen time. Kam ende unazën e fejesës dhe s`di ç`të bëj. Për shkak të koronavirusit nuk ka mundur të qëndroj pranë familjes dhe miqve për t`u ngushëlluar.

Kam gjetur mundësi brenda shtëpisë për të larguar mendjen nga trishtimi. Kam rregulluar kopshtin. Qëndrimi vetëm ka të mirat e tij.

Flas me Samuelin përmes emailit, sepse po bisedojmë për shtëpinë që kemi bashkë.

Ka netë kur ndihem aq keq sa marr në telefon miqtë e mi dhe i shqetësoj. Nuk mund të fle, por shpresoj që koha, ajo do t`i rregullojë të gjitha.

*Burimi Metro