Karantinën e kalova tek prindërit dhe e kuptova, ata të dy urrehen
“Vëllai dhe unë jemi në të 20-tat. Gjatë izolimit të vendit u rikthyem në shtëpinë e prindërve dhe tani e kemi të qartë, ata të dy urrehen. Jemi të bindur se vazhdojnë të jetojnë bashkë për ne. Si mund t`ua themi që nuk është nevoja. Për ne mund të ndahen, nuk ka kuptim të qëndrojnë më bashkë duke u shtirur. E bindur”, kështu shkruan një vajzë në letrën e saj drejtuar psikologes së The Telegraph.
Përgjigjia e psikologes:
E dashur, sa më shumë mendojmë për izolimin, aq më shumë e kuptojmë përzierjen e ndjenjave dhe trazirat që u solli njerëzve.
Mësuam shumë gjatë atyre ditëve, por jo çdo gjë ishte pasqyrim i jetës sonë të vërtetë, as i ndjenjave tona.
Madje edhe kur jetoni me një çift nën të njëjtën çati, është e pamundur të kuptosh marrëdhënien e tyre. Njerëzit janë të ndryshëm, të hapur, të mbyllur dhe dinamika e çdo marrëdhënieje është e ndërlikuar dhe misterioze. Kështu që ti mund të kesh të drejtë që shkruan se jeni të bindur, por bindja juaj mund të mos jetë e vërteta e prindërve.
Po edhe nëse kjo që keni perceptuar ju është e vërtetë, a e prek ndonjërin prej jush? Ju nuk jetoni me ta dhe kjo nuk ju ndikon në gjendjen tuaj emocionale. A ka ndonjëri nga ju fëmijët probleme me ankthin, varësinë? Ndoshta ata po e bëjnë vërtet sakrificën për ju, për të mos ju shtuar një problem më shumë.
Në fund, a do ishit gati të ndryshonte gjithë stabiliteti i familjes suaj (i shtirur apo jo).
Nëse jeni të bindur që e përballoni, uluni me ta dhe flisni. Thelbi është të tregoni kujdes dhe dhembshuri. Jepini bekimin tuaj për çdo vendim.
*Burimi The Telegraph