‘Çiftet e bardha’, ose ndryshe të famshmit që hoqën dorë nga seksi

Duhet të kesh dëgjuar për “çiftet e bardha”. Ky term nuk ka asnjë lidhje me ngjyrën e lëkurës, por me zgjedhjen e tyre, në mirëkuptim për të mos kryer marrëdhënie seksuale. E fundit që rrëfeu historinë e saj ishte Eva Grimaldi. Pas deklaratës së Gabriel Garkos ku rrëfeu homoseksualitetin, Eva iu përgjigj pyetjes që shumë fansa kishin: Po si qëndroi në një lidhje me Eva-n për 4 vite?

Pa seks. Kështu siç e lexuat. Eva dhe Gabriel nuk kryen kurrë marrëdhënie seksuale. Ajo tregoi se Garko kishte nevojë për të, duheshin dhe ndaj qëndruan bashkë.

Përpara shumë pak ditësh, edhe Mariah Carey tregoi se nuk ka kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale gjatë romancës me James Parker që zgjati 18 muaj, pra jo pak, por 1 vit e gjysmë.

Pink ka treguar gjithashtu se ajo dhe bashkëshorti i saj Carey Hart kanë qëndruar 1 vit pa seks, por të dashuruar gjithsesi.

Eva Longoria dhe ish-i i saj Tony Parker nuk kryen marrëdhënie seksuale gjatë gjithë lidhjes, pasi pritën martesën.

Edhe Justin Bieber dhe Hailey Baldwin pritën martesën për të konsumuar marrëdhënien.

Ylli i “Friends” Courteney Cox dhe David Arquette nuk bënë seks 4 muajt e fundit të martesës së tyre. Ky ishte një paralajmërim që historia e tyre po merrte fund.
Këta janë vetëm disa nga çiftet e huaj. Raste mund të ketë edhe në vendin tonë, ku seksi është ende tabu.
Dy fjalë më shumë për “Çiftet e Bardha”:
Cilat janë arsyet që e çojnë çiftin të marrë një vendim të tillë?
Arsyet mund të jenë të ndryshme. Disa çifte kanë paranojën se seksi çon në konflikte dhe ndaj vendos ta eliminojë nga përditshmëria. Të tjerë përjetojnë ulje të dëshirës seksuale, për shkaqe hormonale ose psikologjike. Ka edhe nga ata që thjesht nuk e duan seksin. Pra thënë ndryshe, çdo çift i bardhë ka arsyet personale që e çojnë drejt kësaj marrëveshjeje.
Po psikologjia si e shpjegon këtë fenomen?
Në bazë të studimeve, më së shumti janë burrat iniciatorë të këtij vendimi. Një arsye mund të jetë një lidhje paralele, jashtë martese që kanë dhe kështu heqin dorë nga seksi me gruan. Kjo situatë ndihmohet edhe nga menopauza dhe orës biologjike të grave. Disa burra kanë mendësinë që një grua jo më pjellore, për shkak të menopauzës, automatikisht nuk është më as e gatshme për të kryer marrëdhënie seksuale.
Kjo situatë takohet edhe në çiftet e reja dhe arsye kryesore e tyre është stresi, pasiguria për punën dhe të ardhmen.