Showbiz

Komedia romantike që shkatërroi karrierën e Matthew Perry

Komedia romantike që shkatërroi karrierën e Matthew Perry

Matthew Perry njihet për rolin e Chandler Bing tek “Friends”. Ndonjë tjetër të vjen ndër mend? Jo vetëm Mattthew, por gjithë aktorët e “Friends”, teksa sit-com transmetohej mes 1994-ës dhe 2004-ës, u përfshinë edhe në projekte të tjera. Schwimmer tek “Band of Brothers”, Lisa Kudrow tek “Romy and Michele`s High School Reunion” dhe “Analyze This”, Aniston tek “Picture Perfect”, “Office Space” e shumë të tjerë. Po Perry? Edhe luajti në komedi romantike, pavarësisht se nuk shkoi ashtu siç priste, sidomos në njërin prej tyre.

Komedia romantike që shkatërroi karrierën e Matthew Perry

Ishte viti 1997 dhe komedia “Fools Rush In” me bashkëprotagoniste Salma Hayek. Filmi tregonte historinë e personazhit Alex Whitman, një arkitet që udhëtoi drejt Las Vegasit për të mbikëqyrur një projekt. Aty takon Isabel (Salma Hayek), fotografe me të cilën kalon një natë. Nuk e shikojnë më njeri-tjetrin për muaj me radhë derisa Isabel e kontakton Alex për t`i thënë se është shtatzënë dhe pret një fëmijë nga ai. Të dy vendosin të martohen për hir të fëmijës dhe të kenë një martesë normale. Në vazhdim të dy fillojnë të ndjejnë për njëri-tjetrin, por kanë frikë ta pranojnë.

Filmi ishte shumë i zakonshëm për dy aktorë aq të njohur. U vlerësua minimalisht në Rotten Tomatoes me 34% dhe u vlerësua keq gjithashtu nga kritika. Dikush shkroi njëherë: Ky është ai lloj filmi në të cilin do preferoje më mirë të shikoje reklama.