Ericsen flet për herë të parë pas arrestit kardiak! Por ai mund të mos luajë më futboll, ç’thonë mjekët

"Jam mirë, shpresoj të kthehem në fushë së shpejti": ky është mesazhi i dërguar nga Christian Eriksen rreth orës 23:00 dje në bisedën me ekipin e Interit. Të gjithë përjetuan frikë në ndjeshjen e mbrëmeshme mes Danimarkës dhe Finlandës, për Euro 2020. Lojtari danez pësoi një arrest kardiak. Ishte ndërhyrja e kapitenit të skuadrës i cili i bëri masazh kardiak dhe i mbajti gjuhën jashtë, para se të vinte ndihma e shpejtë.


Pavarësisht se lojtari 29 vjeçar thotë se ndihet mirë dhe se pret të kthehet në fushë, mjekët thonë se kjo mund të jetë diçka e pamundur.
Pse?
Mesfushori u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes dhe i duhej ndërhyrje emergjente para se të dërgohej në spital. 29 vjeçari tani është në gjendje të qëndrueshme, por ende nuk është konfirmuar publikuar se çfarë fshihet pas këtij arresti kardiak.
Sanjay Sharma është profesor i kardiologjisë sportive në Universitetin St George në Londër dhe ka punuar me Eriksen gjatë kohës së tij në Tottenham Hotspur.

Ai ka folur për mediat ku ka thënë:
Padyshim që diçka shkoi shumë keq. Por ata arritën ta kthejnë atë në jetë, pyetja është se çfarë ndodhi? Dhe pse ndodhi? Ky djalë doli shumë mirë në testet e kryera, të paktën deri në vitin 2019, kështu që si mund të shpjegohet ky arrest kardiak? Në Britani ka shumë të ngjarë të jetë i rreptë vendimi për të lejuar Eriksen që të luajë sërish në fushë. Problemi i tij shëndetësor ka tronditur gjithë kombin, është psikoza e kaq shumë njerëzve. Lajmi i mirë është se ai do të jetojë, lajmi i keq është se ai mund të jetë në fund të karrierës së tij, kështu që a do të luante ai një lojë tjetër futbolli si profesionist? Këtë nuk mund ta them. Në Britani ai nuk do të luante. Ne do të ishim shumë të rreptë për këtë.
Profesor Sharma kryeson grupin ekspert të konsensusit kardiak të FA. Ai thotë se shkaqet e arrestit kardiak të Eriksen mund të përfshinin një gjendje shëndetësore të paidentifikuar ose një temperaturë të lartë, por raportet se futbollisti ishte zgjuar në spital ishin "një shenjë shumë e mirë": "Unë nuk e di nëse ai do të luajë më futboll. Pa e thënë shumë troç, ai vdiq sot, megjithëse për disa minuta, por ai vdiq dhe a do ta lejonte profesionisti mjekësor të vdiste përsëri? Përgjigja është jo".
Futbollisti i Bolton Wanderers Fabrice Muamba pësoi një arrest kardiak gjatë një ndeshje kundër Tottenham Hotspur në Mars të vitit 2012.

Ai shpresonte të rifillonte karrierën e tij, por u tërhoq nga futbolli pesë muaj më vonë pas këshillës së mjekësve. Një nga mjekët e tij, Sam Mohiddin, deklaroi: "Arresti kardiak është një moment i një rreziku ekstrem. Nëse nuk mbani larg dikë nga arresti kardiak i përsëritur gjërat kanë mbaruar. Ai nuk do të mbijetojë! Rreziku i vazhdueshëm për një individ në një farë mase varet nga shkaku i saktë i këtij arresti kardiak.
*Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.