SPORT

Euro 2020/ Belgjika mund Rusinë 3 me 0, golin e parë ia dedikojnë futbollistit të Danimarkës

Euro 2020/ Belgjika mund Rusinë 3 me 0, golin e parë ia dedikojnë

Belgjika fiton bindshëm ndaj Rusisë duke shënuar 3 gola ndaj saj.

Pavarësisht mungesave në skuadrën e Belgjikës si, Debruyne i cili ishte i dëmtuar dhe Hazard i cili e nisi ndeshjen nga stoli, Belgjika prapë ja doli të fitonte.

Romelu Lukaku shënoi golin e parë dhe të tretë, kurse Meunier shënoi golin e dytë në këtë takim.

Golin e parë Lukaku ia dedikoi Eriksen, që pësoi atak kardiak.

Dopieta e Lukakut në minutat 10 dhe 88-të si dhe goli i Munie në të 34-tën, i siguruan 3 pikë të arta belgëve. Një fitore mëse e merituar kjo e Belgjikës, që kryeson grupin B, me golavarazh më të mirë se Finlanda.

*Tiranapost.al