SPORT

Fotoja e parë e Eriksen pas Europianit, me gruan dhe vajzën në shëtitje

Fotoja e parë e Eriksen pas Europianit, me gruan dhe vajzën në

Jeta po vijon normalisht për Christian Eriksen pas episodit që përjetoi në fushën e gjelbër të Euro 2020. Eriksen ra përtokë pasi pësoi në fushë një goditje në zemër. Falë ndërhyrjes së menjëhershme, mbijetoi. Bëri një ndërhyrje në zemër për të vendosur një defibrilator dhe ndërsa karriera e tij është ende në pikëpyetje, Eriksen po shijon ditët e verës dhe pushimeve me familjen.

Bashkë me partneren Sabrina kanë nxjerrë shëtitje vajzën e tyre. Sabrina mban të bijën dhe Eriksen shtyn karrocën.

Futbollisti i Danimarkës që u ngriu zemrën tifozëve është mirë dhe për momentin kjo ka më shumë rëndësi.