SPORT

Si shokët e skuadrës rrethuan futbollistin mos të filmohej nga mediat, ndërsa gruaja e tij u shfaq në vaj

Si shokët e skuadrës rrethuan futbollistin mos të filmohej nga

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot gjatë ndeshjes Danimarkë Finlandë, ku futbolisti i Danimarkës Christian Eriksen pësoi atak kardiak duke rënë në fushë. Menjëherë shokët e ekipit u mblodhën rreth tij për të mos lejuar që kamerat të filmonin.

Ndërsa bashkëshortja e futbollistit ka vrapuar drejt tij me lot në sy, teksa kërkonte informacion nga bluzat e bardha për gjendjen e tij shëndetësore.

Pasi u trajtua në fushë për 10 minuta me ndihmën e shpejtë, futbollisti Christian Eriksen u tranposrtua për në spital nën shoqërimin e duartrokitjeve të tifozëve.

Për fat të mirë mediat e huaja raportojnë se Eriksen është shtruar në spital dhe gjendja e tij është stabilizuar.

Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen.

"Duke marrë shkak nga kërkesa e lojtarëve të dy ekipeve UEFA ka pranuar rifillimin e ndeshjes Danimarkë-Funlandë sot në orën 20.30.

Do të luhen 4 minutat e mbetura të pjesës së parë, më pas do të bëhen 5 minuta pushim dhe do të rinisë pjesa e dytë e ndeshjes".

*Tiranapost.al