Stil jete

100 vajza beqare në javë po tentojnë të bëjnë fëmijë me in vitro

100 vajza beqare në javë po tentojnë të bëjnë

Numri i grave beqare që i nënshtrohen trajtimit të fertilitetit është trefishuar në një dekadë. Këtë dëshmojnë shifrat e reja.

Midis 2012 dhe 2022, gratë beqare që përdorin IVF ose inseminim nga donatorët u rritën nga 1,400 në 4,800. Thënë ndryshe, 100 vajza në javë tentojnë in vitro.

Dhe çiftet femra të të njëjtit seks që filluan trajtimin e fertilitetit u rritën nga 1,300 në 3,300 gjatë së njëjtës periudhë, sipas Autoritetit të Fertilizimit dhe Embriologjisë Njerëzore (HFEA).


Kjo do të thotë që gratë beqare tani përbëjnë 6 për qind të të gjitha trajtimeve IVF - më shumë se një në 20 - nga 2 për qind një dekadë më parë.

Raporti thekson se si ngrirja e vezëve është një nga trajtimet me 'rritje më të shpejtë' gjithashtu.