Showbiz

9 modelet e flokëve që do të bëjnë namin në 2020-n

9 modelet e flokëve që do të bëjnë namin në 2020-n

Epoka e flokëve në ngjyrë pastel ia la vendin toneve të ëmbla dhe natyrale që duken si emrat e kafeve tuaja të preferuara. Fatmirësisht, në 2020 do të rikthehen fuqishëm teknikat e fijeve, më dimensionale, që flokët të duken sa më të plotë dhe natyralë. Është menduar për çdokënd, çdo tonalitet lëkure apo preference. Më poshtë, janë disa nga trendet që do shohim në këtë dekadë.

  1. Bjonde bebesh

Nëse nuk je gati të shndërrohesh në platin, provo këtë përzierje tonesh të ftohta dhe të ngrohta. E verdha e zbehtë dhe e ngrohtë që shpërndahet në fije thuajse të bardha. Je gati për pranverën!

  1. Fije në pjesën e përparme

Mos u torturo më duke i ndryshuar flokët në çdo stinë. Qëndro në nuancat e mesme, me fije më të lehta afër fytyrës që theksojnë sytë.

  1. Cirkat

Nga ombre në flokun e njëtrajtshëm ku spikasin fijet me ngjyrë më të lehtë, të shpërndara në të gjithë gjatësinë. Kontrasti është ende aty, por jo i theksuar si dikur. Një sugjerim: kafe luksoze përzier me fije të arta.

  1. Dru i kuq

Shko kundra rrymës duke e çelur flokun për dimrin. Ngjyra e thellë e drurit të kuq që sfumohet në tonet e çelëta të bakrit.

  1. Flokëkuqe natyrale

Po rikthehet e kuqja dhe je në kohë për të eksperimentuar. Edhe pse tonet e gjalla të saj si zjarri apo e kuqja e verës janë të parapëlqyera, këtë vit këshillohet e kuqërremta klasike. Gjithsesi, konsultohu me parukieren për nuancën e duhur për lëkurën tënde.

  1. Bjonde platini

Koha le të kalojë sa të dojë, mbetet gjithnjë në modë. Por kini kujdes dhe zgjidhni dikë me përvojë që të mbivendosë saktë platinin e bardhë mbi atë të zbehtë që të mos përfundoni me flokë gri.

  1. Ombre karamele

Nëse je brune e errët, provo ombre karamele për të ngrohur dhe zbutur pamjen tënde. Kërkoji në mënyrën më natyrale të mundshme për të ruajtur neutralitetin.

  1. Rrënjë të errëta

Shpëtimi kur ke probleme me buxhetin për mirëmbajtjen e flokëve. Për të ruajtur pamjen e butë, përdor një ngjyrë më të çelët se flokët e tu natyralë ose një më të errët  për të gjitha vajzat e guximshme. Bonus - shtyj takimin e radhës për lyerjen.

  1. Korb të zeza

Nëse i ke natyralë apo dëshiron të bësh ndryshimin drastik, është ton që duket më bukur kur është e thellë, e ndritshme, blu në të zezë. Mund të provosh bojëra gjysmë permanente nëse ke frikë se mos dëmton flokun apo nuk je ende gati të përkushtohesh tërësisht si një brune. Për të lindurat me fat, mund të bëni një trajtim për t’i shkëlqyer.

  1. Çokollatë

Edhe Priyanka Chopra bëri ndryshimin nga kafja e pasur në çokollatën e ëmbël, dimensionale. Flokë që ngjajnë të shëndetshëm e plot jetë.

/ Burimi Glamour/ Tiranapost.al