Cameron Diaz: Çiftet duhet të normalizojnë dhomat e gjumit të ndara dhe të kenë një ambient për intimitet

Aktorja Cameron Diaz ka deklaruar se çiftet nuk duhet të ndihen të detyruara të flenë në të njëjtën dhomë çdo natë, duke sugjeruar se ndarja e dhomave të gjumit duhet të shihet si diçka krejt normale.
Sipas saj, fakti që partnerët flenë në dhoma të veçanta nuk përcakton forcën e marrëdhënies dhe, në disa raste, mund të ndihmojë që martesa të jetë më e lumtur dhe më e shëndetshme.
Gjatë një interviste në podcast-in "Lipstick on the Rim", Diaz tha se normalizimi i dhomave të ndara mund të largojë presionin e panevojshëm që shpesh shoqëron marrëdhëniet afatgjata.
Ajo madje shpjegoi idenë e saj duke thënë:
"Duhet ta normalizojmë të kemi dhoma gjumi të ndara. Unë kam shtëpinë time, ti ke tënden. Në mes kemi shtëpinë e familjes. Unë shkoj të fle në dhomën time, ti në tënden, ndërsa kemi edhe një dhomë të përbashkët ku takohemi për intimitetin tonë."
Megjithatë, aktorja sqaroi më vonë se po fliste në mënyrë hipotetike dhe se sot nuk mendon më njësoj. Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj, Benji Madden, është "një njeri i mrekullueshëm".
Ata janë të martuar që prej vitit 2015.