Pas zënkës me partneren, majmuni japonez bëhet viral me fytyrën e mërzisë që thotë gjithçka
Friday 17 July 2026, 09:32
TiranaPost

Kiyomasa, majmuni i kopshtit zoologjik Higashiyama në Nagoya të Japonisë, është personazhi më i komentuar për momentin në rrjet.
I fotografuar i ulur vetëm, me fytyrë të ngrysur, sytë me lot dhe shikimin e përhumbur, ai u bë menjëherë viral. Por arsyeja nuk është aq filozofike sa duket.
Sipas stafit të kopshtit zoologjik, Kiyomasa sapo ishte zënë me partneren dhe ishte larguar për t'u qetësuar. Mjaftoi kjo skenë që interneti ta shpallte simbolin e të gjithë atyre që pas një debati thjesht duan të rrinë vetëm.
Burrat komentues kanë gjetur veten!