Videopodcast

Episodi i ZëmeMirën me Edisa Shahinin

Edisa Shahini është një vajzë nga Prizreni që dikur qau, sepse nuk i doli e drejta e studimit në Prishtinë. Në atë moment dukej si një zhgënjim i madh, por jeta kishte rezervuar një plan tjetër për të: Vjenën.

Ajo vendosi ta ndiqte fatin dhe intuitën e saj. Në Vjenë mes takimeve, përvojave dhe sfidave të një qyteti të ri, zbuloi se kush ishte dhe çfarë donte të bënte me jetën e saj.

Sot Edisa njihet si blogere, drejton një dyqan vintage të specializuar në peliçe dhe jeton në një nga lagjet më të bukura të Vjenës.

Ky episod u mundësua nga ABI Bank, Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, Melia, TUMO, Amavita, La Beaute