Librat e Arlindës

Dashuria e madhe e vetme e Oriana Fallaci-t

?Një burrë? nga Oriana Fallaci

Nga Arlinda Dudaj/ U mendova gjatë të përzgjedh një libër nga moria e gjithë librave që më ka rënë rasti të kaloj nëpër duar gjatë tërë këtyre viteve. Se në fakt nuk janë pak ato kryevepra që janë shkruar nga shkrimtarët, këta njerëz të mençur e plot dituri, pa të cilët me të vërtetë bota nuk do të kish kuptim. Libra të cilët pa dyshim kanë lëshuar rrënjë të thella brenda nesh, që na kanë dhënë një përgjigje kur kemi dashur të dimë, ose tekefundit na kanë ndryshuar edhe jetën. Pra s?mund të jetë vetëm një, po unë po e prek njërin, po e tërheq nga biblioteka dhe po orvatem të flas për të. Eshtë ?Një burrë? i Oriana Fallacit, gazetares dhe shkrimtares së madhe të Italisë. Gjithçka nis teksa Oriana Fallaci niset për Greqi, për të intervistuar Aleksandër Panagulisin, një luftëtar të paepur kundër diktaturës dhe në mbrojtje të fjalës së lirë. Në atë takim lind befas një ndjenjë e panjohur më parë për nga forca e madhe që ajo përçon për Orianën, një dashuri e madhe që e bën t?i futet me kokë sakrificave të tejskajshme për të shpëtuar dashurinë e jetës së vet.

IMG_7190

Jeta e Panagulisit rrezikohej për vdekje nga regjimi i atëhershëm grek, e po ashtu edhe ajo dashuri e saj për të zgjati pikërisht deri në vdekje. E një dashuri aspak e lehtë, plot tallaz e uragan, mes grindjesh të furishme e një lumturie po aq të madhe. Oriana Fallaci te ?Një burrë? shkriu gjithë talentin e saj të të shkruarit, ndjenjës, frymëzimit, dhimbjes ekstreme e po ashtu lumturisë, duke nxjerrë kësisoj kryeveprën e saj letrare. Po këtu u ngjiz edhe romani i saj i mirënjohur ?Letër një fëmije që kurrë s?u lind?, ishte fëmija i saj dhe Panagulisit, që fatkeqësisht nuk e pati mundësinë të dilte në këtë jetë. Ishte një burrë i madh, e ajo një grua e madhe gjithashtu, shpesh dashuri të këtilla janë të destinuara të shkatërrohen, nuk di pse tek e lexoj më vijnë ndërmend paralele me jetën e Maria Callas (Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini), gjithashtu një dashuri e madhe e përfunduar aq tragjikisht. E pra ky është një nga ata libra, që edhe pse plotfaqësh, mbi 600, të rrëmben sytë, vëmendjen dhe shpirtin, duke të robëruar ashtu siç vetëm një libër i mirë di ta bëjë. Domenico Procacci që ka marrë përsipër të realizojë filmin për jetën e saj shkruan për ?Një burrë?: ?Të mos dorëzohesh kurrë, as gjatë marrjeve në pyetje, torturave, proceseve gjyqësore, por as edhe më pas: para indiferencës, pazareve të pista të politikës, kurrë një hap prapa. Dhe Oriana është përherë me të. ?Ishe një shoqe e mirë, e vetmja shoqe e mundshme?.?/Tiranapost.al