Lautaro Martinez: Që kur prindërit më blenë këpucët e para të futbollit, e kam ëndërruar këtë moment
Thursday 16 July 2026, 08:49
TiranaPost

Sulmuesi i Argjentinës, Lautaro Martinez, nuk i fshehu emocionet pas fitores ndaj Anglisë, një sukses që i siguroi "Albiceleste"-s kualifikimin në finalen e Kupës së Botës.
Heroi i mbrëmjes ishte pikërisht Lautaro, i cili shënoi golin vendimtar në triumfin 2-1 ndaj anglezëve. Pas ndeshjes, ai kujtoi fillimet e tij dhe ëndrrën që e ka shoqëruar që në fëmijëri.
“Që kur prindërit më blenë këpucët e mia të para të futbollit, kam ëndërruar gjithmonë ta përjetoja këtë,” tha ai.
Tashmë Argjentina do të përballet me Spanjën në finalen e madhe që do të zhvillohet të dielën në New York, në një duel që pritet të përcaktojë kampionen e botës.