Në shtëpinë e familjes mbretërore spanjolle siç nuk i kemi parë kurrë
Wednesday 15 July 2026, 09:38
TiranaPost

Një video e publikuar nga familja mbretërore spanjolle ka tërhequr vëmendjen e botës.
Mbreti Felipe VI, Mbretëresha Letizia, Princesha Leonor dhe Infanta Sofia u shfaqën teksa ndiqnin së bashku ndeshjen e Spanjës në gjysmëfinalen e djeshme.
Të veshur me fanella të kombëtares me emrat e tyre, familja mbretërore ka ndarë këtë moment të rrallë familjar, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë me ekipin kombëtar spanjoll.
Spanja siguroi një vend për në finalen e madhe të Botërit pas 16 vitesh, një ngjarje që princeshat e familjes e përjetojnë për herë të parë.