Moti

Temperaturat maksimale shkojnë 37 gradë

Këtë të martë, më 13 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike përgjithësiht të qëndrueshme, duke bërë që orët e paradites të vijojnë me intervale të gjata me diell dhe temperatura mjaft të larta.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë në të gjithë territorin e vendit shpeshtim të vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Vranësirat nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor. Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë sërisht vlera mjaft të larta duke u luhatur nga 15°C vlera më e ulët e deri në 37°C vlera më e lartë.