SPAK merr të pandehur ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshin
Tuesday 14 July 2026, 13:17
TiranaPost

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi.
Kokoneshi akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Për të njëjtën vepër penale janë marrë të pandehur edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.
Çështja nën hetim për ish-kryebashkiakun e Divjakës është referuar nga Policia e Vlorës dhe lidhet me disa procedura për dhënien me qira të disa pasurive.