Politikë

Agron Shehaj reagon pasi iu ndalua hyrja në Kuvend: Me urdhër të Ramës më penguan të përfaqësoj qytetarët

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pasi iu ndalua hyrja në seancën plenare, edhe pse, sipas tij, afati i përjashtimit kishte përfunduar prej dy ditësh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar Gardën e Republikës ta pengojë të hyjë në Kuvend.

"Me urdhër të Edi Ramës, Garda ndaloi hyrjen time sot në Kuvend. Edhe pse afati i përjashtimit ka skaduar prej dy ditësh, si në diktaturë, më ndaluan të futesha për të përfaqësuar zërin e qytetarëve. Pse? Sepse Rama nuk e kapërdin dot atë që i bëra në Parlament. Sepse ia thashë në sy që është Kryeministri më i korruptuar që ka pasur Shqipëria dhe ka vjedhur popullin më të varfër të Europës. Po u vjen fundi!", tha Shehaj.