Aktualitet

Dy letra Tarot për çdo shenjë dhe si të shfrytëzoni energjitë e Superhënës së Dëborës

Dy letra Tarot për çdo shenjë dhe si të shfrytëzoni

Largoni energjitë negative dhe mendoni vetëm gjëra pozitive. Superhëna e plotë e dëborës krijon një lloj ure që lidh të kaluarën me të ardhmen dhe shfaq një mundësi për të ndërthurur më të mirat për një të ardhme të ndritshme. Këshillat që japin astrologët në ditën pas fenomenit të Superhënës janë: Qëndroni të qetë, mendoni me logjikë dhe bëhuni racionalë. Mos u dorëzoni dhe vlerësoni veten dhe jetën. Jini të vendosur dhe pranoni edhe gjërat të cilat nuk i kontrolloni dhe nuk mund ti ndryshoni dot. 

Dhe çfarë më shumë se letrat Tarot mund t'ju ndihmojnë të shfrytëzoni fuqinë e plotë të Superhënës, për të menduar e për të bërë zgjedhjet pragmatike që nevojiten për të pasur një jetë më të lumtur dhe më të qetë. Shumë gjëra nuk janë dhe nuk ndodhin sipas dëshirës sonë, por energjia që çlirojmë dhe ndikimi nga mendimet tona mund të ndryshojnë shumë gjëra.

Zbuloni se çfarë rezervojnë letrat Tarot për ju sipas shenjës së horoskopit. Kjo hënë e plotë ndodhi nën shenjën e Luanit, që do të thotë se ata që janë në këtë shenjë të marrin guximin dhe të bëjnë zgjedhje duke mos pritur nga të tjerët.

Dashi: 

image

Sa më pak miq, aq më mirë. Shumë njerëz rrotull të shkaktojnë shpërqendrim dhe një mënyrë jetese jo shumë të shëndetshme. Duhet ti jepni përparësi qëllimeve që keni dhe qetësisë shpirtësore.

image

Kohët e fundit imagjinata juaj ka qenë e mbingarkuar dhe me ëndrra të mrekullueshme për jetën. Mos i injoroni këto ëndrra. Përdoreni Hënën e Plotë për të vizualizuar diçka dhe për të pasur një ide më konkrete për ta vënë në zbatim. Në të vërtetë mund të arrini më shumë nga sa besoni aktualisht.

Demi: 

image

Keni vuajtur shumë për një dashuri të humbur, keni harxhuar shumë energji dhe asgjë nuk ju është shlyer. Pranojeni që keni humbur dhe lëvizni, ecni përpara. Meritoni shumë më shumë sesa thjesht të vuani.

image

Jeni shumë më krijues sesa njerëzit e zakonshëm. Imagjinatën dhe fantazitë duhet ti vini në zbatim. Frymëzohuni, udhëtoni dhe stimuloni trurin tuaj krijues dhe artistik.

Binjakët: 

image

Jeni të dashuruar dhe vështirë të hiqni dorë. Më shumë se çdo gjë tjetër, nuk dorëzoheni. Por kjo situatë po ju çon më larg nga sa mendoni. Ndaloni së bëri gjëra që të tjerët nuk i vlerësojnë. Energjnë fokusojeni tek gjërat që lidhen me ju personalisht. Opsionet për një dashuri të re janë të hapura. Mjafton thjesht të shihni me syrin e duhur.

image

Keni kaq shumë gjëra për të ofruar. Miqtë dhe të afërmit ju duan dhe kanë besim tek ju. Gjeni një kauzë, një fushatë apo një lëvizje të re për të ngritur zërin rreth një problematike. Mund të arrini shumë më shumë nga sa mendoni.

Gaforrja: 

image

Nuk keni nevojë për një fillim të ri. Por as nuk mund të ktheheni mbrapa një historie që ju lëndon. Ju mjaftojnë problemet aktuale dhe duhet të mendoni se si ti zgjidhni. Asgjë nuk është e pamundur. Do të mësoni më shumë nëse angazhoheni dhe nëse i shihni gjërat më afatgjatë.

image

Merrini gjërat seriozisht. Flisni me miqtë më të mirë për atë që ndjeni. Është momenti për të forcuar besimin tek vetja.

Luani: 

image

Hëna e Plotë është në shenjën tuaj, kështu do ndiheni super emocionalë. Rezistojini tundimit për të treguar anën më dominante. Qartësoni ndjenjat para se të veproni apo të shprehni diçka.

image

Është momenti perfekt për të aktivizuar ambicien në lidhje me karrierën dhe të ardhmen për jetën. Keni qëllime të mëdha dhe dëshironi sukses, luks dhe shpërblim. Kjo Hënë e Plotë është momenti për të fituar besimin në idetë tuaja dhe për të investuar që ti bëni ato realitet. Universi po ju mbështet në gjithë këtë kohë.

Virgjëresha: 

image

Keni probleme me maninë për të pasur kontroll për gjithçka. Kjo anë e bezdisshme e personalitetit nuk po ju ndihmon. Duhet të përqendroheni, të merrni frymë thellë dhe të punoni me veten për të larguar ato gjëra për të cilat kuptoni edhe vetë se nuk ju sjellin përfitime. Lërini gjërat të rrjedhin vetë.

image

Shmangni mendimet pesimiste për të tashmen dhe shikoni përpara. Investoni në diçka që mund të sjellë përfitime. Duhet edhe të kurseni për të blerë gjërat që ji nevojiten. Punoni dhe bëni që e ardhmja t'ju buzëqeshë.

Peshorja: 

image

Përkundër hijeshisë dhe taktit të mrekullueshëm në komunikim, duhet të tregoni kujdes. Disa gjëra duhet ti lini pa krahëve. Përqendrohuni tek e tashmja dhe jeta do të bëhet shumë më e bukur dhe më e thjeshtë për ta jetuar.

image

Është një projekt që kërkon vëmendjen dhe përqendrim të madh. Por në të vërtetë nuk është momenti për ta përfunduar dhe kryer këtë detyrë. Është koha për tu qetësuar dhe qartësuar.

Akrepi: 

image

Një këshillë miqësore për Akrepët. Nuk e sundoni ju botën. Nuk mund tu tregoni të tjerëve se si të mendojnë apo të veprojnë. Hiqni dorë nga mania për të mbizotëruar gjithçka. Kaloni më shumë kohë duke dëgjuar të tjerët.

image

Nuk ka kohë më të mirë sesa tani për të bërë një përparim domethënës rreth një ëndrre apo një ambicie që keni dashur vërtetë ta bëni realitet. Universi po ju mbështet në një veprim tuajin. Gjëra pozitive do të ndodhin. Sa më lart të synosh, aq më i mirë do të jetë rezultati.

Shigjetari: 

image

Nuk keni nevojë për energji dhe njerëz negativë dhe ju e dini mjaft mirë se për cilët persona bëhet fjalë. Janë pikërisht ata që ju nxisin të bëni veprime për të cilat pendoheni më pas. Merrni frymë thellë, qetësohuni dhe mendoni se si të arrini aty ku dëshironi.

image

Është koha për një ndryshim në aspektin e dashurisë. Nëse jeni beqarë, duhet të merrni një vendim. Është një hap i rëndësishëm për ju vetë dhe personin me të cilin shoqëroheni. Nuk keni pse të qëndroni vetëm kur pranë keni persona që ju bëjnë të ndiheni... ndryshe.

Bricjapi: 

image

Mos u përzini në situata që mund t'ju fusin në ujëra të thella e të rrezikshme. Më mirë zgjidhni të dëgjoni dhe të mos flisni, sesa të ndërlikoni situatën. Ndonjëherë tërheqja është zgjuarsi dhe kjo është ajo që duhet të bëni.

image

Konkurrenca ju leverdis. Trego anën tënde më të mirë në punë dhe suksesi do të jetë i garantuar. Mos u frikëso nga rivali ose kundërshtari. Fokusohu tek energjitë pozitive dhe ambiciet që ke për karrierën. Gjëra të mira do të ndodhin.

Ujori: 

image

Mos insisto të jesh i drejtë në të gjitha situatat. Ndonjëherë duhet të mbyllësh një sy e një vesh për të arritur qëllimin. Nëse nuk bën këtë, nuk do gjesh guximin për të arritur suksesin. Fundja, situata në të cilën të kërkohet ta bësh këtë nuk është e rrezikshme. Çlirohu nga ngarkesa dhe energjitë negative.

image

Plagët e të shkuarës kanë filluar të shërohen. Ke bërë zgjedhjen e duhur për të hedhur pas gjëra që të lëndojnë. Do reflektosh mbi atë që ka ndodhur dhe do jesh gati për të ardhmen.

Peshqit: 

image

Mos bëni gjithçka për të tjerët, nëse nuk po bëni asgjë për veten. Përqendrohuni tek ambiciet tuaja. Në të vërtetë ju bëni më shumë sa duhet për të qetësuar dhe mbështetur ata që janë pranë jush. Ky është një virtyt por nuk duhet tejkaluar. Duhet të vendosni veten në vend të parë, pastaj të tjerët.

image

Një ambicie për të arritur diçka e keni lënë pas dore. Është koha të vendosni dhe ta vini në zbatim. Ju meritoni të arrini atë që dëshironi. Gjeni guximin, forcën, energjinë dhe mund tja dilni.

Fenomeni me hënën e plotë ndodhi mesnatën e mbrëmshme, ndërsa piku arriti në orën 05:30 të kësaj të diele./ Tiranapost.al.