Stil jete

Fjalimi që u lexua në funeralin e Audrey Hepburn duhet mbajtur gjithmonë me vete

Fjalimi që u lexua në funeralin e Audrey Hepburn duhet mbajtur

Për të pasur një buzëqeshje të mirë, duhet të thuash fjalët e duhura.

Për të pasur sy të bukur, gjeni të bukurën brenda njeriut që keni përballë.

Për të qenë elegantë, ndajini vaktet tuaja me ata që janë të uritur.

Për të pasur flokë të bukur, lëreni një fëmijë t`jua ledhatojë çdo ditë.

Për të pasur një qëndrim të bukur, ecni gjithmonë duke e ditur se nuk jeni kurrë vetëm, sepse ata që ju duan dhe ju kanë dashur ju shoqërojnë vazhdimisht.

Njerëzit, madje edhe më shumë sesa objektet, duhet të riparohen, prishen, zgjohen, kërkohen dhe kursehen: kurrë mos hiqni dorë nga askush.

Teksa rriteni do mendoni se keni nevojë për një dorë dhe do ta gjeni një të tillë në fund të secilit krah: ndërsa rriteni do të kuptoni se keni dy duar, njëra për të ndihmuar veten, tjetra për të ndihmuar ata që kanë nevojë për të.

*Artikulli i Roba Da Donne u përshtat në shqip nga Tiranapost.al