Inxhinieri i pajisjeve mjekësore tregon çfarë ndodh brenda zonës së kuqe: Tek reanimacioni i Infektivit

Ermand Mertenika është inxhinieri i pajisjeve mjekësore në spitalin Infektiv, si respiratorët që ndihmojnë pacientët e sëmurë rëndë me koroanvirus. Ai tregon se çfarë ndodh brenda zonës së kuqe tek reanimacioni i Infektivit dhe thotë se rritja e të infektuarve nuk është një valë e dytë por një bashkëjetesë e njeriut me virusin.
Çfarë ndodh brenda spitaleve, si janë mjekët brenda mureve?
Për Gazetën shqiptare ai tregon:
Brenda spitaleve Covid normalisht që situata nuk është e lehtë pasi kemi të bëjmë me një përballje të pacientëve të infektuar të cilët shfaqin probleme në frymëmarrje pra obstruksion të fazës së parë dhe deri në atë të gjendjes akute. Në rastin e frymemjarrjes me vështirësi por jo në gjendje akute përdoret moda e ventilatoreve te Reanimacionit ose Respiratorëve me maskë oksigjenuese ndërsa ne rastin kur pacienti kalon në gjendje akute pra nuk arrin dot të marrë frymë atëherë përdoret moda e Respiratoreve invasive me Intubim ( pra me aplikim të tubit Endo-trakeal në trakenë ( fytin e pacientit ) duke i dhënë oksigjenim të sforcuar pra e thënë ndryshe frymë shkëmbim në mënyrë artificiale) Mjeket reanimatorë janë ata të cilët janë në vijë të parë të cilet përballen me këto pacientë të infektuar dhe kuptohet vështirësia dhe emocioni që të shfaq pasi dhe unë vetë kam qenë prezent në instalimin e pajisjeve respiratore në zonat e kuqe dhe vërtetë është një emocion që do mbeten në memorien tonë në mënyrë të përhershme pasi po përballemi me një virus të veçantë një virus kërcënues dhe të panjohur globalisht.
Intervistën e plotë e gjeni në linkun këtu.
Situata me koronavirusin në vend:
Janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)
Testime totale 29669
Raste pozitive 3038
Raste të shëruara 1744
Raste Aktive 1213
Humbje jete 81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 477
Durrës 221
Shkodër 167
Vlorë 115
Lezhë 63
Fier 49
Korçë 30
Elbasan 25
Kukës 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 11