Qyteti

Bashkia hap tre fusha sportive tek Liqeni; 24 orë në 24 dhe falas për të gjithë

Bashkia hap tre fusha sportive tek Liqeni; 24 orë në 24 dhe falas

E veçanta është se këto fusha sporive do të jenë të hapura 24 orë në 24 dhe falas për të gjithë të apasionuarit pas sporteve.

Më e fundit nga Bashkia. Përurohet kompleksi i ri multisportiv në Parkun e Liqenit Artificial. Pas këndit të lojërave për fëmijë dhe këndit të ri të forcës për të rriturit, Liqenit i është shtuar edhe kompleksi më i madh multisportiv, i cili u shërben të gjithë atyre që duan të luajnë futboll, basketboll, volejboll, regbi, hendboll, hokej me patina etj.

Janë tre fusha të reja sportive të cilat nga sot janë në dispozicion të qytetarëve dhe të apasionuarve pas sportit në natyrë. E veçanta është se këto fusha sporive do të jenë të hapura 24 orë, për të gjithë të apasionuarit pas sporteve.

fusha

Fushat sportive janë funksionale ditën dhe natën, siç edhe e thamë më sipër, me ndriçim dhe ujitje, si dhe do të mirëmbahen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Një nga fushat është me bar, ndërsa dy të tjerat janë me tartan për basketboll, volejboll, kalçeto. Ndërkohë, tre tribunat ofrojnë 600 vende ulëse për publikun.

Fushat e reja u përuruan sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili theksoi se ky kompleks i jep më shumë jetë parkut dhe krijon mundësi argëtimi për të gjitha grupmoshat.

“Kjo do të jetë një hapësirë e hapur 24 orë. Pra, kushdo në Tiranë mund të vijë këtu e të shijojë ajrin e pastër, duke u marrë me sport”, tha Veliaj./ Copyright Tiranapost.al