Tip Talk

Robin Wright: Ne të gjithë po bëjmë kompromis

Robin Wright: Ne të gjithë po bëjmë kompromis

Emri: Robin Virginia Gayle Wright, (Robin Wright) 52 vjeç

Ditëlindja: 8 prill 1966

Vendi i lindjes: Dallas, Texas, SHBA

Profesioni: Aktore.

1-Zonja Wright, kohët e fundit fëmijët e tu janë larguar nga shtëpia. A të frikëson ideja se do jesh sërish e lirë?

Jo, unë jam shumë e lidhur me fëmijët e mi. Ata u larguan, por që tani duan të kthehen. Prit, kanë kaluar vetëm tre muaj!

Si ndihesh? Sikur je prapë 21 vjeç?

Po! Është super! Kam kohë të lirë! Nuk do më duhet më të luaj rolin e transportuesit në stërvitjet për futboll ( qesh)

2-Me çfarë janë angazhuar fëmijët e tu tani?

Vajzën e kam në Nju Jork duke punuar, shkon edhe në shkollë. Djali  mbaroi shkollën e mesme dhe shkoi në Haiti për të punuar për organizatën e babait të tij dhe më pas e zgjati qëndrimin. Është e pabesueshme ajo çfarë po bën ai.

3-Duhet të jetë e vështirë për ty si nënë...

Por, por e ka në gjak, Sean ( ish burri Sean Penn) lindi me dëshirën dhe nevojën për të ndihmuar të tjerët. Është mrekulli kur sheh se çfarë ka bërë organizata e tij. Ata u zhvendosën në Haiti duke ofruar ndihma emergjente madje ngritën edhe kampe, por edhe pasi shkuan Kryqi i Kuq, Medecins Sans Frontieres apo Unicef, Sean nuk u largua por qëndroi duke punësuar edhe banorët e Haitit. Doktorë profesionistë, infermirë,mësues për fëmijë, u mësua me të gjithë vendasit dhe tani 98% e organizatës së tij drejtohet nga haitianët.

4-A ka pasur raste kur ke ndjerë se Sean po e fuste veten në rrezik? Madje ai shkoi në Iran kur askush nuk guxonte të shkonte atje...

Ka qenë e frikshme, e mbaj mend. Nuk e ndjeva kur shkoi në Bagdad, por kur u nis për Iran, u përshëndeta me të sikur të ishte hera e fundit.  Nuk kemi kontaktuar fare gjatë kohës që ndodhej atje. Ishte një situatë rrënqethëse.

5-Por edhe ti je një humaniste aktive, jo?

Nëse mundem të përdor statusin tim si e famshme për të rritur ndërgjegjësimin, sigurisht që e bej. Nuk ka qenë kurrë tipi apo natyra ime të dal të kaloj në tapetin e kuq e të them: Oh, me bëni publicitet! Është tjetër gjë kur del dhe mbështet një film dhe po, duhet të qëndrosh në ‘lojë’ e të bësh gjëra të tilla, por gjithashtu ka pasione në jetë. Të jesh e apasionuar  për të ecur në qilimin e kuq e të thuash: Më shih mua dhe fustanin tim! Jo, nuk jam e interesuar për këtë...

6-Por karriera juaj mund të kishte përfituar shumë nëse do e bëje...

Nuk ndjej këto lloj keqardhjesh. Bëra atë që desha të bëja. Kam dëshirë zero- kurrë nuk kam pasur dhe kurrë nuk do kem dëshirën të bëj ashtu që publiku të më njohë se kush jam. Gjithsesi ata të perceptojnë se si apo kush je, ata sajojnë edhe vetë gjëra, kështu që le të vazhdojnë.

Ka pothuajse diçka të ngjashme me masturbimin. Është sikur; Ti vazhdo masturbohu, por unë nuk dua të shoh! ( Qesh) Jo, doja të rrisja fëmijët, doja të isha me familjen time, zgjodha dhe dëshirova të mos shfaqesha në koverin e revistës Magazine si Angelina dhe Brad, pa dyshim që nuk e doja këtë gjë.

“Nuk ke pse bëhesh gënjështar i madh. Por disa ‘mashtrime’ të vogla nganjëherë janë të domosdoshme në jetë”.

7-Ma merr mendja se kjo të bën ty përjashtim...

Është shumë për të ardhur keq. Është trishtuese sepse është pothuajse sikur po humbim elementin e punës së vërtetë artistike. Unë mendoj se arti ndodhet kaq shumë në sfond, prapa perdes. Nuk është zhdukur, por është kthyer në një gjë të rrallë. Është pakica. Kjo është ajo që më trishton. Yjet, fama dhe gjithçka që përbën shumicën.

8-A mendoni se kjo dëshirë e zjarrtë për të pasur statusin yll i famshëm do mund të bjerë dhe të kthehet në një nivel normal?

Jo sigurisht që jo. Industria nuk mund të mbijetojë vetëm. Është pakica artistike dhe nga ana tjetër shumica, dhe shumica tenton të fitojë; Mendoj se shumica është në gjendje të rezistojë më shumë, me vetëm filma të këqij.

9-Çfarë do të thotë kur kërkon role të mira në aktrim?

Nganjëherë duhet të luash një rol të caktuar për para, për të paguar faturat, por jo plotësisht për komercialitet, duke dalë jashtë vetes. Nuk ke pse bëhesh  gënjeshtar i madh. Por ‘mashtrime’ të vogla janë të domosdoshme në jetë. Duhet të ushqesh fëmijët, do që  të jesh e lumtur, do të udhëtosh. Jemi gjithmonë duke bërë kompromise në një shkallë të caktuar. A është zgjedhje e zgjuar për ta bërë për para, këtë rol të veçantë, me ketë kosto kohe? A është diçka që ja vlen të bashkohem? Kush tjetër është pjesë e kësaj?

10-Por nëse një mik është pjesë e projektit, a të ndihmon kjo gjë?

Por, po ndonjëherë e bën akoma më të vështirë. Për shembull, kohet e fundit kam luajtur në një film me Ëoody Harrelson. E njoh Harrelson prej gati 15 vitesh. Kemi qenë shokë dhe vijmë nga e njëjta zonë pyjore në Jug, gjithmonë kemi qenë të lidhur me njëri tjetrin, por si vëlla e motër në film, ishte shumë e vështirë.

11-Po pse?

Kur u takuam për të folur për filmin i thashë: Wpody, vërtet dua ta luaj këtë rol, por ti je vëllai im dhe ne duhet të kryejmë marrdhënie në film. Por unë thjesht nuk mundem ta bëj. Pastaj ai me zërin e trashë dhe theksin jugor më thotë: Epo Robbie, ti je motra ime e zjarrtë, kështu që mendoj se mund ta bëjmë këtë gjë. Unë i thashë: Jo nuk mund ta bëj...  Na u desh të bëhemi tapë, vërtet tapë me alkool para se ta bënim.

12-Sa kohë u desh për ta luajtur rolin tamam?  

U përpoqëm në dy raste.

13-Sa kohë u desh derisa u bëtë tapë?

15 minuta.

14-Tekila?

Epo, ai piu verë organike, e ke parasysh... është vegan. Ndërsa unë mendoj se ...duke kthyer Tekila. Ishte situatë e vështirë.

/ Intervista me aktoren Robin Wright nga 'The Talks'. Përkthyer dhe përshtatur për tu publikuar në Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

Image result for Robin Virginia Gayle Wright

Robin Wright

Image result for Dylan Penn

Dylan Penn

Image result for Hopper Jack Penn

Hopper Jack Penn