Fjalët e para ekskluzive të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës për Neue Freie Presse (1931)


Nga Aurenc Bebja*, Francë ? 23 Gusht 2019
?Le Petit Journal? ka botuar, të hënën e 23 shkurtit 1931, në faqen n°3, fjalët e para të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës, të botuara në gazetën austriake ?Neue Freie Presse?, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut ?Dars (Klos), Mat ? Albania?, i ka sjellë për publikun shqiptar :
Vjenë, 23 shkurt ? Neue Freie Presse e këtij mëngjesi ka publikuar deklaratat e mëposhtme të mbretit Zog :
?? Kam ardhur në Vjenë në mënyrë private dhe për të përfituar nga shkenca dhe aftësia e padiskutueshme e stafit mjekësor të kryeqytetit austriak.
Unë jam thellësisht i zemëruar që gjenden këtu njerëz që, për fat të keq, e quajnë veten shqiptarë, dhe sjellin në tokën austriake, në mënyrën më kriminale, grindjet (mosmarrëveshjet) politike. Më lejoni, më në fund, të shpreh keqardhjen për vdekjen e mikut tim besnik, komandant Topallajt, i cili ra në krye të detyrës nën plumbat e vrasësve.?./ Linku origjnal këtu./ Tiranapost.al.