Aktualitet

Gruaja e hekurt e Policisë, që do kryesojë listën e Tiranës

Elona Gjebrea, aktualisht zëvendësministre e Brendshme, do të jetë e para në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Tiranë. Emri i saj në krye të listës së Tiranës, ishte një nga surprizat e orëve të vona të selisë rozë, dhe listës së kandidatëve të PS. Por kush është Elona Gjebrea?

E njohur si një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendshme, Elona Gjebrea (Hoxha) ka lindur në 18 maj 1968, në Tiranë.

Ajo është diplomuar për Biologji, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës në vitin 1991. Që nga nëntori 2008,  Gjebrea është Doktore e Shkencave, dhënë nga Universiteti i Ëorcester në bashkepunim me Universitetin Conventry në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo mban gradën Master Shkencor, Tema në Aerobiologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, 1999 – 2001.

Në maj 1992 dhe në vazhdim deri në 2002, Gjebrea ka punuar në pozicionin e Aerobioligjstes në klinikën e Alergollogjisë, pranë Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Në dhjetor 1995, ka kryer studim kërkimor në Aerobiologji, Muzeu Suedez i Historisë së Natyrës. Nga maji 2000 deri në maj 2005, ajo ka qenë lektore me kohë të pjesshme e Biologjisë, në Universitetin e Infermierisë,

Nga qershori 2004 dhe aktualisht është lektore e lëndëve të Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Neë Yorkut në Tiranë. Anëtare e disa shoqatave ndërkombëtare, që prej 5 tetorit 2013, znj. Gjebrea është emëruar në pozicionin e zv/Ministres së Punëve të Brendshme dhe Kordinatore Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore.

Ajo është autore e disa konsulencave dhe studimeve-kërkimore, ndërsa tashmë do të provojë të mbajë edhe postin e deputetes së Kuvendit të Shqipërisë. E.C/Tiranapost.al