YouPost

Le Journal (1900)/ Arrestimi i Ismail Qemalit. Ndërhyrja e ambasadorit anglez për lirimin e tij

Le Journal (1900)/ Arrestimi i Ismail Qemalit. Ndërhyrja e ambasadorit

Nga Aurenc Bebja*, Francë ? 1 Nëntor 2019

?Le Journal? ka botuar, të dielën e 25 shkurtit 1900, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me arrestimin e Ismail Qemalit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut ?Dars (Klos), Mat ? Albania?, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Frankfurt. ? Na shkruajnë nga Kostandinopoja në Gazetën e Frankfurtit:

?Këshilltari i njohur i shtetit, Ismail Bej Qemali, u arrestua dje, gjatë natës.

Ambasada angleze po kërkon lirimin e tij me arsyetimin se, gjatë demonstratave anglofile të muajit dhjetor, me iniciativën e Ismailit, ambasadori britanik mori nga Sulltani premtimin që Ismaili nuk do të shqetësohej.?

Linku origjinal: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-journal-1900-arrestimi-i-ismail-bej-qemalit-nderhyrja-e-ambasadorit-anglez-per-lirimin-e-tij/

Tiranapost.al. 

Ismail Qemali