Nëna virale e djalit me autizëm: Nuk ishim në protestë, po kalonim rrugën

Nëna që një ditë më parë u sulmua nga policia me ujë me piper, ndërsa kalonte pranë Parlamentit së bashku me djalin e saj me spektrin autik, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili sot u shpreh se ajo është përdorur nga protestuesit që ai i cilëson si “sorra e korba”.
“Unë nuk isha fare në protestë, po vija nga Kamza. Çova çunin në terapi dhe rruga ishte bllokuar. Duke ardhur nga Parlamenti, më hodhën piper në sy. Rastësisht kalova. Të vijë të përballet me mua kryeministri, ja them në surrat. Të vijnë edhe policët.
Te Parlamenti ishin zënë rrugët. Kur kalova në mëngjes ishte hapur, kur u ktheva ishte bllokuar. Na hodhën piper në sy. A i hidhet djalit piper në sy? Jo, kryeministër, jo. Mos i hy në gjynah çunit. Do të të gjejë belaja e çunit tim. Të ballafaqohet me mua Edi Rama”, shprehet ajo.