Telegrami ekskluziv (1928)/ Kur presidenti amerikan uronte Mbretin Zog
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Prill 2019
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 15 shtatorit 1928, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me telegramin e presidentit amerikan Calvin Coolidge dërguar mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një telegram nga Z. Coolidge për mbretin Zog
Tiranë, 14 shtator. – Mbreti Zog sapo ka marrë shkresën e mëposhtme nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara :
“Unë jam i kënaqur t’i përcjellë Madhërisë Tuaj dhe popullit shqiptar urimet e mia me rastin e ngjitjes tuaj në fron. Populli amerikan bashkohet me mua në formimin e dëshirave më të sinqerta për shëndetin dhe lumturinë e Madhërisë Tuaj dhe për prosperitetin e Shqipërisë.” (Nënshkruar): CALVIN COOLIDGE.
Linku origjinal: https://www.darsiani.com/la-gazette/telegrami-ekskluziv-1928-kur-presidenti-amerikan-uronte-mbretin-zog/
Publikuar në Tiranapost.al.