Tërmeti/ Si të sillemi me fëmijët në një situatë të tillë


/Nga Manjola Lloja Bushati, Specialiste Komunikimi.
Se pari, asnje Tv ne lajme apo emisione. Ne nevojen per te treguar gjithçka e ndonjehere edhe mbitreguar, askush ne mediat vizive nuk po tregon kujdesin qe femijet te mos traumatizohen nga pamjet e bisedat.
Se dyti, shpjegojini me fjale te thjeshta e te verteta ate qe ka ndodhur. Termeti eshte nje dukuri natyrore, ashtu si bie shi, degjojme bubullima..por me e forte e me me probleme. Nenvizoni faktin se ju jeni mire, e se askush nuk mund te beje diçka per ta parandaluar kete dukuri.
Flisni me ta, tregojini se kjo eshte nje situate e veshtire, por qe shpresojme shume qe me e keqja ka kaluar. Thojini femijeve qe nuk ka asgje te keqe te kene frike e te qajne, tregojini qe eshte shume e rendesishme qe ata t'i shprehin emocionet e tyre. Tregojini femijeve qe edhe ju kishit frike e jeni trishtuar nga kjo qe ndodhi, por qe i doni shume e do te jeni prane tyre gjithmone.
Luani me ta. Ca nga lojrat qe benim vete kur ishim femije, mund te jene nje zgjedhje e mire. E mbani mend lojen "fshat, qytet.." ose ate me tituj filmash ku shkronjat i zevendesonim mbi vijat bosh? Pershtatini pak me filmat qe femijet tuaj shohin, apo me gjerat qe kane qejf. Eshte nje menyre shume e mire t'ia vini mendjen ne pune e t'i beni te ndihen mire.
Jepini lapsa e ftojini te vizatojne, ngjyrosni edhe ju me ta. Eshte nje menyre shume e mire per te shprehur emocionet e per tu qetesuar.
Nxitini te lexojne diçka qe u pelqen, kerkojini t'ju thone pse u pelqen e çfare u ben pershtypje. Verini te shohin nje film qe duan, kenget qe kane qejf, nje loje te preferuar.
Gatuani me femijet. Eshte nje menyre shume e mire per te kaluar kohe argetuese e per t'iu dhene atyre disa pergjegjesi qe i bejne te ndihen pak te rritur.
Kaloni kohe me ta, mbajini afer, pa i genjyer, por duke iu shmangur skenat e detajet e tragjedise, flisni me ta, nxitini ta shprehin çfare ndjejne, shprehuni dashurine. Femijet kane nevoje me shume se asgje per vemendjen e kujdesin tone! Nje dite te qete per te gjithe! Tiranapost.al