Sekrete Udhëtimesh

Bali, pushime në tokën e Zotave me kënaqësi për gjithë shqisat njerëzore

Bali, pushime në tokën e Zotave me kënaqësi për

Nga Ornela Zholaj/ Do udhëtojmë drejt mistikes, tokës së Zotave, që duket sikur e kanë bërë me dorë dhe e kanë kuruar në detaje me sipërfaqen vullkanike, tarracat e orizoreve. Do shkojnë në Bali për të gjetur një oaz paqeje, qetësie dhe meditimi, për t’u mahnitur me peizazhet skenike, ceremonitë shumëngjyrëshe, artin, akomodimet luxury dhe private dhe për t’u argëtuar me jetën e natës.

Po udhëtojmë drejt ishullit të Indonezisë ku shpirtrat e këqij nuk “tolerohen”. Çdo ditë zhvillohen procesione për t’i larguar ato, mjafton vetëm ideja se ambienti rreth e rrotull është pastruar nga energjitë negative që të ndjeheni mirë gjatë gjithë udhëtimit. Meqë ra fjala, në Bali, must është vizitimi i tempujve. Tirta Empul është një nga ato që duhet vizituar patjetër, i ndërtuar në vitin 962 e.s aty ku vendasit dhe turistët bëjnë një ritual purifikimi, duke u zhytur rreth 30 herë në ujë të freskët pranvere. Nëse dëshironi ta vizitoni mos harroni se ka rregulla strikte për vizitën në një tempull të tipit: mos drejtoni shputat e këmbëve drejt altarit, veshje të gjata dhe shpatulla të mbuluara, nuk flitet me zë të lartë, nëse je shtatzënë nuk duhet vendosur në dukje.

Përpara se të nisesh duhet të kesh zgjedhur me shumë kujdes se çfarë lloj pushimi do të bësh dhe në këtë mënyrë të zgjedhësh se ku do të qëndrosh. Dhe ka mundësi të ndryshme për këtë. Ubudi është pika kyçe, nga e cila mund të shkosh në çdo cep të ishullit, Jimbaran është zona me hotelet me luxury, Nusa Dua lokacioni ekskluziv i ishullit apo Kuta ku gjendet edhe pjesa më e madhe e nightclub-eve.

Personalisht adhuroj Ubudin,  zhytur në qetësinë e xhunglës, rreth një orë larg detit.

Jeni llups? Kuzhina balineze është po aq e vjetër dhe po aq e larmishme sa dhe vetë kultura e vendit. Thuhet se është një parajsë vegane, por ka sugjerime për të gjithë.

Përsa i përket udhëtimit në Bali, mos harroni që duhet të shikoni të mos niseni pikërisht në ditën e Nyepi, “Dita e Heshtjes” (në vitin 2020 është në 25-26 mars) një festë hindu, që organizohet kryesisht në Bali e që përjetohet si periudhë meditimi dhe ku çdo gjë mbyllet tërësisht, përfshirë edhe aeroporti.

T’ju japim edhe një hartë të vendeve që mund të vizitoni gjatë qëndrimit në Bali? Dhe jeni plotësisht gati për nisje.

Besakih Temple i njohur si tempulli mëmë, më i madhi dhe më i shenjti tempull hindu në Bali.

Sacred Monkey Forest një nga vendet më ekzotike për t’u parë në Bali, ku mbizotëron atmosfera e egër dhe që njihet si shtëpia e majmunëve.

Nusa Dua vendi i duhur për ata që duan plazhe të bukura, atmosferë romantike dhe njëkohësisht luksin e resorteve.

Kuta, vendi ideal për jetë nate dhe argëtim, por edhe për të blerë rroba shumëngjyrëshe e suvenirë në shitoret buzë rrugës.

Bratan Lake,  ku do të keni mundësinë të gjeni tempujt e famshëm që pasqyrojnë madhështinë dhe veçantinë e tyre mbi ujë. Pikërisht këtu do mund të bëni foton tipike të Balit.

Në ishull mund të merrni makina me qira, por rekomandohen motorrët e vegjël. Do kurseni shumë nga koha që do të harxhonit në trafik.

Një gjë e veçantë: Upside Down World në Denpasar (kryeqytet): shtëpinë ku mund të bëni fotografi në shtëpinë me kokë poshtë. Eshtë një nga atraksionet më të veçanta aziatike dhe aty do të argëtoheni si fëmijë. Të gjithë miqtë në rrjetet sociale do t’ju zilepsin.

Nuk është vështirë të udhëtosh drejt Balit, mjafton t’ju ndjellë shpirti i aventurës.

Paketat që përfshijnë fluturimin me Turkish Airlines, hoteli në Ubud me mëngjes dhe darkë, transfertat aeroport – hotel - aeroport, fillojnë nga 1299 euro/person.

Vendi i “Dyerve të Parajsës” ju mirëpret!