Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët
Monday 27 July 2026, 20:03
TiranaPost

Një episod i pazakontë, që është bërë viral në rrjetet sociale, ndodhi këtë të hënë në ambientet e Kuvendit, ku kreu i “Partisë Mundësia”, Agron Shehaj, mori dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA dhe u largua me shpejtësi.
Pamjet e shpërndara gjerësisht tregojnë se, ndërsa Shehaj largohet me dokumentin në dorë, një punonjëse e Kuvendit vihet pas tij në përpjekje për ta ndaluar. Gjatë ndjekjes, ajo humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në shkallë. Menjëherë në ndihmë të saj ndërhyjnë punonjësit e Gardës, ndërsa Shehaj ishte larguar tashmë nga ambientet e Kuvendit.