
Këtë të shtunë, ngrohtësia, mirësia dhe dashuria juaj duhet të drejtohen ndaj njerëzve që ju rrethojnë. Jo vetëm ndaj familjarëve dhe miqve, por edhe ndaj personave që do të takoni gjatë ditës. Sot ka rëndësi të veçantë energjia që përcillni, pasi atë që jepni, do ta merrni mbrapsht.
Jepini më shumë hapësirë ideve dhe synimeve tuaja, por gjithmonë duke vepruar me maturi.
Dashi, Luani dhe Shigjetari
Padurimi mund të komplikojë marrëdhëniet me familjarët ose kolegët. Është një ditë e mirë për të planifikuar javën e re, por çdo vendim duhet peshuar me kujdes. Emocionet pozitive do të vijnë përmes familjes ose rehatisë që keni krijuar në shtëpi, ndërsa kontaktet me të tjerët mund t’ju lodhin mendërisht dhe emocionalisht.
Dashi: Ju pret një ditë e ngarkuar, pasi disa detyra të lëna pas nuk mund të presin më.
Luani: Kërkohet organizim praktik i javës së ardhshme dhe përmbushje e detyrave më të rëndësishme.
Shigjetari: Një angazhim ose një bisedë e rëndësishme me një familjar apo mik është në horizont.
Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi
Sot do të ndjeni një dëshirë më të madhe për të dhënë dhe marrë dashuri e përkujdesje. Është një ditë që favorizon shoqërinë, romantizmin dhe ndjeshmërinë. Megjithatë, disa prej jush mund të ndihen të mërzitur, të shpërqendruar ose tepër të përqendruar te vetja. Ata që kanë probleme në dashuri ose janë vetëm mund të ndiejnë vetmi. Motivimi për punë nuk do të jetë i lartë.
Demi: Kërkohet durim. Prisni zhvillimin e disa ngjarjeve të rëndësishme dhe shmangni vendimet e mëdha.
Virgjëresha: Një ditë shumë e favorshme për të realizuar plane dhe ide. Një sukses ose surprizë e këndshme mund t’ju gëzojë.
Bricjapi: Mos i lini pas dore detyrimet familjare. Së shpejti do ta kuptoni sa të rëndësishme janë.
Binjakët, Peshorja dhe Ujori
Ka shumë gjasa të emocionoheni nga një lajm që lidhet me një person që njihni. Të afërmit do të kenë nevojë për mbështetjen tuaj. Edhe pse përgjegjësitë personale dhe familjare do të shtohen, gjithçka pritet të ecë në favorin tuaj. Kujdesuni për shëndetin dhe bëni kujdes me vonesat ose keqkuptimet në punë.
Binjakët: Ju pret një ditë plot angazhime dhe detyra, të këndshme e më pak të këndshme.
Peshorja: Mund të merrni lajme të mira financiare ose të lindin ide fitimprurëse.
Ujori: Do të keni kohë për argëtim, emocione pozitive dhe aktivitete që ju sjellin kënaqësi.
Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit
Kjo e shtunë do të shoqërohet me emocione të ndryshme dhe të papritura. Mund të ndiheni optimistë dhe plot shpresë, por ata më të ndjeshmit mund të bien lehtësisht në pesimizëm ose izolim. Mendohuni mirë përpara se të pranoni një ftesë për një takim apo festë. Dita mund të sjellë një miqësi të re ose edhe një njohje romantike, e cila mund t’ju surprizojë.
Gaforrja: Bisedat dhe angazhimet me njerëz nga afër ose larg do të jenë të rëndësishme.
Akrepi: Gjeni kohë për të kaluar momente të këndshme me miqtë.
Peshqit: Ka gjasa të merrni pjesë në një takim ose aktivitet të rëndësishëm gjatë ditës.