
Kjo e hënë këshillon të veproni me qetësi dhe maturi. Shmangni ekspozimin e panevojshëm dhe mos ndani çdo mendim apo plan me të tjerët. Konfliktet mund të sjellin pasoja afatgjata, ndaj ruani harmoninë. Jini të hapur ndaj informacioneve të reja, pasi mund t'ju vlejnë në ditët në vijim.
Dashi, Luani, Shigjetari
Java nis me nevojën për organizim më të mirë. Veproni sot, pa e shtyrë atë që mund të realizoni, pasi nesër rrethanat mund të ndryshojnë.
Dashi: Ndryshimet më të rëndësishme do të vijnë nga vetja juaj.
Luani: Mendimet për të ardhmen do t'ju mbajnë të angazhuar, por mos u mbështetni te premtimet e të tjerëve.
Shigjetari: Kushtojini më shumë vëmendje shëndetit.
Demi, Virgjëresha, Bricjapi
Mund të përballeni me një bisedë për një konflikt apo çështje të pazgjidhur. Mos neglizhoni shqetësimet e vogla shëndetësore. Dita sjell edhe mundësi të papritura dhe lajme të mira financiare.
Demi: Do t'ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm ose të përballeni me një ndryshim.
Virgjëresha: Familja dhe shtëpia do të jenë në qendër të vëmendjes.
Bricjapi: Prisni lajme ose informacione të vlefshme.
Binjakët, Peshorja, Ujori
Një ditë e këndshme me mundësi për lajme të mira në familje ose nga miqtë. Në punë mund të nisin ndryshime të rëndësishme, ndaj ndiqni me kujdes zhvillimet. Surprizat e ditës pritet të jenë pozitive.
Binjakët: Ritmi i ditës do të jetë më dinamik se zakonisht.
Peshorja: Diplomacia do t'ju ndihmojë të zgjidhni një situatë të vështirë.
Ujori: Kontaktet dhe bisedat e përditshme do të rezultojnë të dobishme.
Gaforrja, Akrepi, Peshqit
Ngjarjet e kësaj jave do të ndikojnë kryesisht në jetën familjare. Është një ditë e mirë për të reflektuar dhe për të planifikuar me realizëm. Vlerësoni me kujdes çdo ofertë, pasi mund të fshehë një mundësi të rëndësishme.
Gaforrja: Një mundësi e mirë mund të shfaqet papritur – shfrytëzojeni.
Akrepi: Planet mund të hasin pengesa për shkak të çështjeve të mbetura pezull.
Peshqit: Mbani pritshmëri realiste për të shmangur zhgënjimet.